Projekti “Zemra e Europws”, HE-ART

Veprimtaria: Turizmi kulturor

Komuniteti lokal: Komuniteti Lokal Vače

Burimi i financimit: Projektet EU, EACEA, Europa per Qytetarët

Shuma e financimit: 150,000 €

Statusi- faza: Faza finale, Raportimi Shuma e fondeve : 150,000 €

Fillimi: Janar 2018

Mbyllja e planifikuar: 1 Gusht, 2019

Vendndodhja: 8 vende ndërkombëtare : Vače (Slloveni), Larisa (Greqi), Medina del Campo (Spanjë), Rieti (Itali), Örkelljunga (Suedi), Sandanski (Bullgari), Samonak (Francë), Tiranë (Shqipëri).

Partneri udhëheqës: Organizata e Teatrit Kolenc (DRUŠTVO GLEDALIŠČE KOLENC) me autorizimin e Bashkisë LITIJA.

Partnerë: Shoqëria për Zhvillim dhe Siguri e GEOSS (Slloveni), Suporti i Shoqërisë Civile (Slloveni), Integrimi për ALLA (Suedi), Bashkia Lezhë (Shqipëri), Shoqata Shqiptare e Ambjentalistëve Industrialë (Shqipëri). Dimos Lariseon (Greqi), Këshilli i Qytetit të Medina del Campo (Spanjë), Mata-malam (Francë), Komiteti 10 Shkurti (Itali) dhe Komuna e Rietit (Itali).

Vlera totale e projektit përfshirë TVSH: 150,000 €

Pwrshkrimi i Projektit

Projekti “Zemra e Europws”, HE-ART, e ka zanafillën nga misioni GEOSS, nga pika qëndrore e zemrës së Sllovenisë. Në vitin 1981, misioni i GEOSS, u krijua nga iniciatori Jože Dernovšek dhe autori Peter Svetik. Ata donin të krijonin një pikë e cila mund të siguronte lidhjen, miqësinë, dhembshurinë dhe pranimin reciprok të të gjithë njerëzve, duke marrë parasysh ndryshimet ndërmjet tyre, mënyrën e të menduarit dhe ndjenjën e përkatësisë, duke mësuar dhe pranuar komponentët e mentalitetit të strukturave të tyre kombëtare. Lidhja ndërkombëtare e projektit në vitin 2012 me Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë – “Fluturimi i Crow”, u projektua nga Anka Kolenc.

Organizata partnere nga 7 shtete u përfshinë në projekt (përveç Sllovenisë: Itali, Francë, Shqipëri, Bullgari, Suedi, Spanjë, Greqi. Projekti ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe krijimin e një rrjeti të përhershëm të “HE-ART POINTS” me karakteristika që dalin nga misioni fisnik i GEOSS. Çdo pikë kulturore ndërkombëtare do të jetë një qendër krijuese në të cilën do të planifikohen, krijohen, ekzekutohen dhe kryhen ngjarjet kulturore, ngjarje kulturore që do të promovojnë vlerat e zemrës si pranimi i diversitetit, mirëkuptimit, humanitetit, miqësisë dhe solidaritetit, integrimit të përzemërt duke ruajtur dhe duke promovuar identitetin e tyre, dhembshurinë dhe mbijetesën e qëndrueshme në Tokë – në nivel personal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Me rrjetin “HE-ART OF EUROPE”, HE-ART do të krijojmë një shembull të turizmit kulturor dhe në secilin prej vendeve partnere të vendosim pulsin e zemrës që do të punojë për qytetin, për vendin dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe integrimin, i cili ka një shenjë të veçantë në vitin e trashëgimisë kulturore evropiane. Ndër të tjera, do të trajtojmë gjithashtu problemet e rinisë, papunësisë, globalizimit, emigracionit, shtetësisë evropiane, euroskepticizmit, stigmatizimit të emigrantëve dhe problemeve të tjera me të cilat ndërthuren jeta jonë.

Qëllimet e projektit:

  • Implementimi i 6 eventeve ndërkombëtare
  • Ndërgjegjësimi dhe kultivimi i vlerave të çmueshme të “HE-ART of GEOSS”
  • Identifikimi i identitetit dhe trashëgimisë kulturore të secilit prej partnerëve
  • Krijimi i një shembulli për turizmin kulturor
  • Krijimi i 8 pikave ndërkombëtare He-art .
  • Krijimin e një identiteti shembull për qytetarinë europiane
  • Shkrimi i një broshure për qëndrueshmërinë ndërkombëtare të Heart Point-ve në 8 shtete, përkatësisht: Slloveni, Greqi, Spanjë, Bullgari, Suedi, Francë, Shqipëri dhe Itali.
  • Krijimi i një ëebsite-i
  • Përkthimi i gjithë produkteve të projektit në gjuhën angleze dhe në gjuhën e të gjithë partnerëve pjesëmarrës.
  • Nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim të përhershëm dhe të qëndrueshëm me 13 partnerë të projektit.

Aktivitetet e projektit :

  • Organizimi dhe përgatitja teknike dhe materiale për zbatimin e gjashtë aktiviteteve të projektit.
  • Mbështetje profesionale në zhvillimin e 8 pikave ndërkombëtare të HE-ART Point.
  • Shkrimi i artikujve rreth aktiviteteve.
  • Ligjërata profesionale.
  • Rregjistrimi i dokumenteve.
  • Rregjistrimi dhe prezantimi i filmit “Jemima”.
  • Krijimi i një pyetesori.
  • Krijimi i një faqeje interneti (ëebsite).
  • Përgatitja e Kalendarit të Projektit për vitin 2019.
  • Workshop i teatrit.
  • Workshop për artin skulptural.
  • Prezantime.
  • Guidë turistike.
  • Ture
  • Tryeza të rrumbllakëta.
  • Konsultime me ekspertë për zbatimin e projektit.
  • Analiza kritike e projektit.
  • Turne interaktive të filmave dhe prodhimeve të punës.
  • Pjesëmarrje aktive në festivalet ndërkombëtare.
  • Përkthimi i përmbajtjes së projektit në gjuhën angleze dhe në gjuhët amtare të secilit partner të projektit.

 

Zbatimi i Projektit “Zemra e Europws” , HE-ART Janar 2018- gusht 2019

Eventi në Slloveni: Nga 20 prill-22 prill 2018

GEOSS- Zemra e Sllovenisë dhe Europës.

Në eventin e parë në Vače morën pjesë 37 përfaqësue nga 7 shtete: Shqipëri 9, Bullgari 6, Greqi 5, Suedi 2, Francë 3, Itali 8 dhe Spanjë 4. Të pranishëm ishin edhe 102 pjesëmarrës lokalë.

Një përshkrim i shkurtër i aktiviteteve:

Të gjithë partnerët nga organizatat joqeveritare dhe bashkitë, prezantuan shtetin e tyre, trashëgimitë kulturore, simbolet kombëtare, identitetin kulturor dhe artin e kulinarisë. Ne kemi fituar njohuri rreth problemeve specifike për secilin shtet pjesëmarrës që ndikojnë në vendin e secilit partner. Mësuam për euroskepticizmin dhe rëndësinë e artit, vullnetarizmit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë në kohë krizë për të kapërcyer stigmatizimin e emigrantëve. Organizatat u njohën me strategjitë e integrimit të emigrantëve. Partnerët gjithashtu, mësuan më shumë për GEOSS, si një praktikë e mirë për miqësinë, paqen dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë. Me prezantimin artistik të trashëgimisë kulturore të fshatit Slivna, dhe prezantimin e artit të kulinarisë u njohëm me një shembull të turizmit kulturor. Duke njohur trashëgimitë kulturore, natyrore dhe historike, arritëm të identifikojmë një mënyrë të përbashkët me pjesëmarrësit për të parandaluar stigmatizimin. Shfaqja e filmit “Here Comes Jemima”, ishte një tematikë e lidhur ngushtë me qëllimin e takimit, dhe nëpërmjet këtij filmi arritëm të projektonim një logo të projektit. Të gjithë dakortësuam se duam një qytetari europiane në të cilën përfaqësohen të gjitha identitetet e kombeve Europiane.

 

Eventi i dytë në Greqi –Larisa. Nga data 20 qershor -22 qershor 2018

Turizmi kulturor dhe Dialogu Ndërkulturor

Pjesëmarrja: Në eventin e dytë në Greqi morën pjesë 37 të ftuar nga 7 shtete : Shqipëri 12, Bullgari 7, Slloveni 6, Suedi 2, Francë 3, Itali 5 dhe Spanjë 2. Gjithashtu, morën pjesë edhe 104 pjesëmarrës lokalë.

Një përshkrim i shkurtër i aktiviteteve: Në këtë aktivitet thelluam njohuritë rreth mikpritësit tonë në Larisë-Greqi. Nën drejtimin e përfaqësuesëve të teatrit Mata-Malam, krijuam një film të shkurtër me tematikë “dhembsurinë”. Mësuam sesi një ngjarje kulturore mund të nxisë vlerat evropiane, siç janë : mirëkuptimi, pranimi, dhembshuria, miqësia reciproke. Përvojat dhe bashkëpunimi ynë në Festivalin e Lumit Pinios na kanë zbuluar se si ne mund të dizonjojmë ngjarjet kulturore dhe artistike me qëllim për t’i përshtatur ato në tematikën e “Heart Point”: t’i udhëheqim ato nëpërmjet prezantimit të trashëgimisë kulturore, identitetit të tyre, drejt integrimit ndërkombëtar, dhembshurisë, miqësisë dhe bashkëpunimit. Për zhvillimin e turizmit, i cili ende nuk është zhvilluar në Larisa, mund të ketë një iniciativë për zhvillimin e metëjshëm të tij, duke u bërë kështu krijimin e “Heart Point” në Larisa. Duke parë filmin “Here Comes Jemima”,si dhe duke u mbështetur në rregjistrimet e filmit të realizuar nga Mata-malam, në një dialog ndërkulturor mësuam rreth formave të ndryshme të të shprehurit.

 

Eventi i 3-të në Spanjë –Medina Del Campo

Nga data 14-16 gusht 2018

Kombet dhe Identitetet Europiane në dritën e pranimit dhe të miqësisë

Pjesëmarrja: Në eventin e 3-të në Spanjë morën pjesë 49 të ftuar nga 7 shtete : Shqipëri 8; Bullgari 6; Slloveni 6, Suedi 2; Francë 6; Greqi 4 dhe Itali 17. Pati gjithashtu edhe rreth 107 pjesëmarës lokale.

Një përshkrim i shkurtër i aktiviteteve: Pjesëmarrësit u njohën me trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit pritës. Në një konferencë shtypi u prezantua Projekti “Heart of Europe”, HE-ART . Të gjitha organizatatat partnere morën pjesë në seminarin e organizuar nga partneri udhëheqës për lidhjen e tyre me vendin pritës, Spanjën; morën pjesë edhe në projektin e Stefano Delia “Fytyrat e Europës”; shijuan specialitetet e kulinarisë së Medina Del Campo, si dhe nëpërmjet shprehjes artistike, zbuluam mundësi të reja për të përçuar identitetin kombëtar, pranimin e diversiteteve si dhe për vlerat e dhembshurisë. Bazuar në këtë qëllim, përgatitëm një seminar ndërkombëtar, si dhe morën pjesë në dy festivale : “In Vino Veritas” and “Renaissance Ëeek”. Gjatë një tryeze të rrumbullakët, përballë kullës »La Motta«, testuam të kuptuarin tonë për projektin “Heart of Europe”, HE-ART dhe riorganizuam planet për punën e mëtejshme të aktiviteteve të projektit. Gjithashtu, kompeltuam edhe formën e logos bazë të projektit “Heart of Europe” HE-ART.

 

Eventi i 4-rt u zhvillua në Sandanski –Bullgari: nga data 14-16 shtator 2018.

Arti dhe Rruga drejt një Dialogu Ndërkulturor

Pjesëmarrja: Në eventin e 4-rt në Bullgari morën pjesë 37 të ftuar nga 7 shtete : Shqipëri 9; Slloveni 8; Suedi 1; Francë 4; Greqi 5; Itali 7, dhe Spanjë 4. Gjithashtu, morën pjesë edhe 103 pjesëmarrës lokalë.

Një përshkrim i shkurtër i aktiviteteve: Partnerët u njohën me Bashkinë e Sandanskit dhe trashëgimitë e saj natyrore dhe kulturore. Nëpërmjet diskutimeve, seminareve dhe prezantimeve, eksperimentuam forma të ndryshme të zhanreve të artit si mjete për realizimin e dialogut ndërkulturor. Krijuam një “Heart Point” në Sandanski e cila lidhet edhe me statujën e “Spartakut”, e cila do të performojë misionin e turizmit kulturor. Organizata pritëse organizoi nje grup diskutimesh dhe një debat publik për të ardhmen e Evropës, i cili u bazua rreth fakteve të euroskepticizmit. Sipas këtij dialogu, pamë rëndësinë e përfshirjes individuale të qytetarëve për bashkëjetesë dhe zhvillim. Së fundmi, vumë theksin edhe në rëndësinë e turizmit kulturor, pranimit dhe bashkëpunimit mes identiteve të ndryshme, nëpërmjet përdorimit të artit.

 

Eventi i 5-të në Suedi – Orkelljunga: nga data 5-7 Mars 2019.

Fuqia transformuese e Kulturës që vjen nga të rinjtë e papunë.

Pjesëmarrja: Në eventin i pestë në Suedi, morën pjesë 48 të ftuar nga 7 shtete: Shqipëri 9, Bullgari 6, Slloveni 5, Francë 8, Greqi 3, Itali 6 dhe Spanjë 11. Pati gjithashtu, edhe 103 pjesëmarrës lokalë.

Një përshkrim i shkurtër i aktiviteteve: Partnerët pritës prezantuan idetë e tyre për një qëndrueshmëri të “Heart Point” në Suedi, të trashëgimisë kulturore në muzeun në një zonë ruralë të Suedisë, pranë qytetit Orkelljunga. Misioni i kësaj “HE-ART- Point”, është promovimi i paqes, miqësisë dhe bashkëpunimit, si edhe për kapërcimin e stigmave. Nëpërmjet një pyetësori, në mësuam më shumë rreth historisë dhe trashëgimisë së Suedisë dhe Orkelljunga-s gjithashtu. Në një tryezë të rrumbullakët diskutuam rreth strategjive të punësimit për të rinjtë, duke nxitur nxitur interesin e tyre në aktivitetet kulturore dhe për të zhvilluar kompetenca të ndryshme për punësim dhe vullnetarizëm aktiv. Kryetari i Europës prezantoi disa aspekte të reja të funksionimit të BE-së. Gjatë ditëve të qëndrimit në Suedi, ne zhvilluam gjithashtu, një pjesë të përbashkët të teatrit ndërkombëtar, i cili pasqyroi një kritike të status quo-së që pengon përcaktimin e identitetit europian. Performanca ishte shumë e suksesshme, u realizua një film amator, dhe u prezantua për publikun në ditën e fundit. Në përfundimin e ngjarjes, partnerët gjithashtu dhanë një vlerësim të aktivitetit të realizuar.

 

Eventi i 6-të në Rieti-Itali

Nga data 13-14 Prill 2019

Arti dhe ndërveprimet

Pjesëmarrësit: Në eventin i 6 në Itali, morën pjesë 31 të ftuar nga 5 shtete: Shqipëri 4, Bullgari 7, Slloveni 15, Greqi 1 dhe Spanjë 4. Pati gjithashtu rreth 101 pjesëmarrës locale.

Një përshkrim i shkurtër i aktiviteteve: Nën drejtimin profesional dhe me vizion artistik, në eventin e fundit partnerët pritës prezantuan pikat më të rëndësishmë të trashëgimisë kulturore dhe turistike të Rietit, të ashtuquajtur edhe “Kërthiza e Italisë”. Nxënësit e shkollës së mesme në Rieti, prezantuan përpara nesh një shembull direkt të integrimit nëpërmjet përfshirjes socialë të të rinjve. Gjithashtu, mësuam rreth produkteve tipike nga kompanitë e zonë, si : verërat dhe ushqimet më të mira të rajonit të Sabina-s. Me bashkëpunimin e partnerëve udhëheqës të projektit dhe partnerëve pritës, u informuam nëpërmjet një leksioni interaktiv për mënyrën e krijimit të turizmit kulturor dhe se si të krijojmë një identitet të përbashkët evropian, duke ruajtur identitetin kombëtar të gjithësecilit, si dhe duke pranuar dhe admiruar diversitetin. Në eventin publik ne prezantuam edhe Projektin “Heart of Europe”HE-ART, dhe nënshkruam një Memorandum për bashkëpunim të qëndrueshëm.Memorandumi u përkthye në gjuhët amtare të të gjithë partnerëve. Në këtë event përcaktuam edhe një plan strategjik për zgjerimin e aktiviteteve të projektit.

 

Rezultatet e projektit :

  • Krijimi i qëndrueshëm dhe i përhershëm i 7 (shtatë) “Heart Point” , pikave ndërkombëtare për promovimin e turizmit kulturor.
  • Krijimi i broshurës për të gjitha pikat “Heart Point”.
  • Nënshkrimi i Memorandumit nga 13 partnerë ndërkombëtarë për një bashkëpunim të qëndrueshëm.
  • Web site Heart of Europe, HE-ART.
  • Kalendari i temave të projektit për vitin 2019.
  • Krijimi i një filmi satiro-pedagogjik për adoleshëntët dhe të rriturit në emigrim, i titulluar “Jemima”. 7. Hartimi i një pyetësori për reflektime nga filmi “Jemima”.
  • Realizimi i 6 filmave dokumentarë për projektin si rezultat i takimeve në Slloveni, Greqi, Spanjë, Bullgari, Suedi dhe Itali.
  • Krijimi i një arkivi të pasur për projektin.

Projekti “Zemra e Europws”, HE-ART, u financua nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “Evropa për Qytetarët, në aktivitetin 2.2. Rrjeti i qyteteve në kuadër të këtij projekti, organizoi 6 evente ndërkombëtare.